Hapen vendvotimet

Në ora 07:00 janë hapur vendvotimet, ndërsa rreth dy milionë qytetarë të Kosovës do t’i drejtohen sot kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Votimi do të zhvillohet në 910 qendra gjithandej Kosovës, saktësisht në 2,557 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote kanë 1,999,024 persona. Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një deklaratë për media tha se përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave, KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi të nisë me kohë.