Masa ajrore të thata dhe të ftohta, moti në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak bëhet e ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare. “Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s. Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/