Manchester United vazhdon të mbajë interes të fortë për mundësinë e transferimit të Carlos Balebas nga Brighton, me synim vitin 2026, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Sipas burimit, Bayern Munich ka ndalur punën për një marrëveshje të mundshme për mesfushorin kamerunas, pasi në kampin bavarez ekziston bindja se Baleba është i prirur t’i bashkohet “Djajve të Kuq”. Pavarësisht një sezoni jo bindës 2025/26 me Brighton në Liga Premier, Manchester United mbetet i vendosur për ta afruar lojtarin, qoftë në afatin kalimtar të janarit 2026, qoftë gjatë verës, me kusht që “Seagulls” të jenë të hapur për shitjen e tij. Trajneri Ruben Amorim e sheh Baleban si një zgjidhje ideale për problemet aktuale në mesfushën e United, ndërsa ai figuron në listën e ngushtë të objektivave së bashku me emra të tjerë si Adam Wharton dhe Elliott Anderson. Baleba ka regjistruar 19 paraqitje për Brighton në sezonin 2025/26, por deri më tani nuk ka kontribuar as me gol e as me asist për skuadrën e tij. /Telegrafi/