Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një kombi me targa të Serbisë me vozitës shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate, me peshë rreth 3000 kg. Rasti ka ndodhur në Hodonoc të Kamenicës, të shtunën në ora 21:10. “Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një kombi me targa të Serbisë me vozitës mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate me peshë rreth 3000 kg”, thuhet në njoftim. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/