Përleshje verbale mes votuesve në Zhegër, ndërhyn Policia

Disa qytetarë janë përleshur verbalisht në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit që është edhe vendvotimi i vetëm në këtë fshat. Sipas burimeve të Telegrafit bëhet e ditur që babë e bir kanë shkuar për të votuar dhe komisionerët nuk kanë lejuar që djali të asistojë babanë pa pasur raport mjekësor. Telegrafi po ashtu ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin i cili tha se për momentin nuk ka rast të raportuar në polici. /Telegrafi/