I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Albin Krasniqi ka folur hapur edhe për periudhën më të vështirë të karrierës së tij, atë të mungesës së minutave nën drejtimin e trajnerit Adrian Nuhiu sa ishte pjesë e Dritës, duke zbuluar se për një kohë të gjatë ishte jashtë planeve të skuadrës. Ai rrëfen se sezoni ishte i paqëndrueshëm dhe pa vazhdimësi, ku herë luante e herë mbetej jashtë. “E luaja një ndeshje ndoshta nuk luaja mirë, tjetrën nuk luaja. Është një sezon para se të largohet Nuhiu nëse nuk gaboj, nuk luaj 16 xhiro rend, nuk e luaj asnjë minutë”. “Xhiron e 16-të e kena kundër Dukagjinit në Gjilan, e bën formacionin dhe më fut në formacion dhe me thënë të drejtën nuk besoja që do të luajë dhe më thirr në zyre pas stërvitjes trajneri Nuhiu dhe ma bën në këtë ndeshje do të luash ja ku e ke pancirin, urdhëro luaj dhe nuk ka kush të largon”. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) “Edhe okej në ndeshjen me Dukagjinin më fut dhe unë fitojë një penallti në pjesën e parë. Përfundon pjesa e parë 0-0 pasi Almiri e humb penalltinë”. “Në pjesë të dytë, asistoj për Mujën dhe e bëjmë 1-0 dhe luajë tërë ndeshjen mirë dhe bile atë javë kam qenë te ju në formacionin e javës dhe pastaj e kisha një bindje që do të luajë”. “Ishte ndeshja në fundjavë me Prishtinën, edhe nuk bën trajneri shumë në atë javë formacion, kur e bën formacionin nuk e shoh veten në formacion. Unë nuk kam bërë problem të kërkojë largim në gjysmë të sezonit, por çdo 6 muaj i kam kërkuar të largohem”, ka rrëfyer Krasniqi. Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com