Radoniqi: Ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë komuna

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se sa është numri i qytetarëve që kanë votuar deri në ora 11:00. Sipas Radoniqit, 8.27 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në ora 11:00, derisa ka pasur ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë komuna. “Procesi i votimit në të gjitha komunat është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, dhe deri më tani kur flasim, nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar”, tha Radoniqi, raporton Telegrafi. “Çdo informacion që kemi, jemi duke e pranuar me seriozitet të plotë dhe në bazë ligjore”. “Sipas raportit të orës 11:00, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë qendra të votimit që i takojnë gjashtë komunave si: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Gjilan dhe Graçanicë”. “Komisionet kanë njoftuar KEDS-in në lidhje më këtë situatë. Në Rahovec, po ashtu kemi marr raportimet se në disa fletëvotime janë vërejtur shenja të dukshme në numra, kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit”. “Deri në ora 11:00, 8.27 për qind e qytetarëve kanë votuar. Deri në të njëjtën kohë të Zgjedhjeve Parlamentrae të mbajtur më 9 shkurt, numri i qytetarëve që kanë votuar është 8.58 për qind”, shtoi më tej ai. / Telegrafi /