Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ishte e pranishme së fundmi për të takuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Një video e publikuar nga momenti i takimit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer menjëherë në virale. Në video shihet Kryeministri Kurti duke i dhuruar një dhuratë Dafinës, ndërsa ajo i zgjat dorën dhe i thotë me humor: "Shumë ma cool qenke live”. Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe komentuesve. Kurti gjithashtu ishte i pranishëm në natën e parë të koncertit të Dafinës, duke treguar mbështetje për këngëtaren shqiptare në një nga performancat më të pritura të saj. Ky takim ndërthur muzikën dhe politikën në një moment të veçantë, që ka marrë reagime të ndryshme nga publiku, por mbi të gjitha ka treguar një atmosferë të relaksuar dhe miqësore mes yllit të muzikës dhe udhëheqësit të vendit. /Telegrafi/ @nostalgji.shqiptare #albinkurtikryeminister #Daf #dafinazeqiri #viralvideos #kosova