Moment dramatik, mali Etna i Italisë nxjerr re të dendura hiri vullkanik duke shkaktuar paralajmërim për aviacionin

Ky është momenti kur re të dendura hiri vullkanik u ngritën në qiell mbi malin Etna të shtunën, ndërsa vullkani më aktiv i Italisë shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin. Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit, transmeton Telegrafi. Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët. Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin e shpërthimit dhe hirin që ngritej lart në qiell, skena të ngjashme me ato të filmave “apokaliptik” të Hollywood-it. /Telegrafi/