Kamera në një vendvotim në Fakultetin Juridik dyshohet se nuk ishte aktive nga mëngjesi

Një kamerë në një vendvotim në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dyshohet të mos ketë qenë aktive nga mëngjesi. Ekipi i IKD-së që po qëndron në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, mëson se vetëm pas orës 13:00 është vërejtur nga komisionerët që kjo kamerë nuk ka qenë aktive, raporton Betimi për Drejtësi. Problemi dyshohet të ketë qenë shkaku i mungesë së energjisë elektrike në disa priza. /Telegrafi/