Milani është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Hellas Veronën me rezultat të pastër 3-0. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Kuqezinjtë nga minuta e parë deri te e fundit, derisa goli i parë u shënua në minutën e 45+1. Adrien Rabiot asistoi te Christian Pulisic i cili nga afërsia shënoi për 1-0. Pjesa e dytë nisi furishëm për Rossonerët, të cilët në minutën e 48-të ngritën epërsinë në 2-0 me golin e realizuar nga Christopher Nkunku nga penalltia. ??? pic.twitter.com/QJzpGcfBiC — AC Milan (@acmilan) December 28, 2025 Vetëm pesë minuta më vonë, ylli francez Nkunku shënoi për 3-0 duke dërguar topin në rrjetë nga afërsia. Deri në fund të ndeshjes, Milani menaxhoi mirë epërsinë e thellë dhe mori fitore me plot meritë. Me këtë fitore Milani rikthehet në krye të Serie A me 35 pikë, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/