Flet babai i Malit, akuza të forta ndaj Violetë Kukajt: Nëna ka ndikuar te fëmijët

Ndërkohë që Mal Retkoceri vijon rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, jashtë vëmendja është përqendruar te tensionet familjare që po rikthehen në publik. Pas vendimit të Malit për të mos komunikuar me të atin në ekran, babai i tij ka dalë sërish në media, duke dhënë një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe me tone të ashpra, ku në qendër vendos ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Violetë Kukaj. Ai shprehet se largësia me fëmijët nuk ka ardhur rastësisht, por është ndikuar ndër vite nga raporti i tyre me nënën. Screenshot/YouTube Deklaratat e babait të Malit: Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët. Mali, pavarësisht gjithçkaje, është djalë i talentuar dhe i ka ngjarë babës. Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. Fillimisht me Violetën, pasi ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte. Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë. E mora nuse me një këngë dhe e bëra mbretëreshë. Shtatë vite pa u parë, Mali refuzon të takojë babain: shans të dytë u jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet Në fjalën e tij, ai thekson se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për afrimin me fëmijët, madje edhe përmes ndërmjetësuesve publikë, por sipas tij, këto tentativa nuk kanë dhënë rezultat. Ai ndalet edhe te karriera e Violetë Kukajt, duke pretenduar se ka qenë vetë ai shtysa kryesore e suksesit të saj artistik, ndërsa thekson se ajo u trajtua me respekt dhe mbështetje gjatë martesës së tyre. Pavarësisht gjuhës së ashpër dhe akuzave, babai i Malit e mbyll mesazhin me një thirrje për dialog dhe ribashkim, duke shprehur gatishmërinë për të folur në çdo moment. Ndërkohë, brenda shtëpisë së BBVA, Mali ka zgjedhur të mbajë një qëndrim të rezervuar, duke pranuar dhimbjen personale, por duke refuzuar ta kthejë historinë familjare në spektakël televiziv. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com