Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare, duke votuar në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj. Pas votimit, kryeparlamentari Basha e cilësoi ditën e zgjedhjeve si festë të demokracisë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor. Ai falënderoi të gjithë akterët institucionalë për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit. “Zgjedhjet janë ditë feste për demokracinë, ku qytetarët e shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Falënderoj të gjithë akterët për organizimin e procesit zgjedhor dhe bëj thirrje për një pjesëmarrje sa më të lartë, që së bashku të vendosim për të ardhmen tonë”, ka deklaruar Basha. / Telegrafi /