Limaj: Secili qytetar ka mundësinë që përmes votës t’i japë shpresë dhe perspektivë Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në Zgjedhjet Parlamentare, duke theksuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit. Pas përfundimit të votimit të tij, Limaj deklaroi se dita e sotme përfaqëson një moment kyç për forcimin e institucioneve dhe funksionalitetin e shtetit. Ai vlerësoi se vendimi i qytetarëve nëpërmjet votës është përcaktues për drejtimin zhvillimor të Kosovës. “Sot, secili qytetar ka mundësinë që përmes votës së lirë t’i japë shpresë dhe perspektivë zhvillimit të shtetit të Kosovës”, u shpreh Limaj. Deri në ora 13:00, 11.07 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën për të votuar. / Telegrafi /