Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 27.12.2025 në ora 19:30, nga Qendra Urgjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar se tek ata është sjellë një person me lëndime nga një mjet i mprehtë dhe në xhaketën e tij është gjetur një thikë. "Menjëherë është vepruar sipas raportimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin E.B.(48) nga fshati Tearcë, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup", thuhet nga MPB. Sipas raportimit, vëllai i tij e ka gjetur në shtëpinë e tyre të lënduar në dyshemenë e kuzhinës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.