Rrëzohet aeroplani i vogël në plazhin e njohur brazilian, humb jetën piloti – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës

Një aeroplan ultra i lehtë që tërhiqte një banderolë reklamuese u rrëzua në det pranë plazhit Copacabana në Rio de Janeiro të Brazilit shtunën pasdite, ku si pasojë humbi jetën piloti, thanë autoritetet lokale. Trupi i pilotit u dërgua në zyrën e një ekzaminuesi ligjor për identifikim, thanë zyrtarët, transmeton Telegrafi. Ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve po punonin në vendngjarje duke përdorur motorë uji, varka të fryra, zhytës dhe mbështetje ajrore. Kërkimi përfshin gjithashtu pajisje sonare për të ndihmuar në gjetjen e viktimave të mundshme shtesë dhe rrënojave. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga autoritetet tregojnë aeroplanin duke u zhytur me hundën në det pranë plazhit rreth orës 12:30 të pasdites. Forca ajrore braziliane tha se hapi një hetim për shkakun e rrëzimit. Aeroplani ishte një Cessna 170A në pronësi të një kompanie reklamash. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com