Mesfushori Granit Xhaka është duke vazhduar me formën mahnitëse në Ligën Premier, ku ka dhuruar një tjetër asistim. Ylli shqiptar asistoi te goli i epërsisë së Sunderlandit ndaj Leeds Utd, ku Adingra e dërgoi topin në rrjetë. Xhaka e gjeti për mrekulli Adingra të harruar nga mbrojtja mysafire, ku pastaj ky i fundit shënoi lehtësisht nga afërsia. Për më shumë shikoni golin: Sunderland score 1.0.andingra pic.twitter.com/CUv5Vvvrbx — Barry Malaby (@malaby_barry) December 28, 2025 Për Xhakën ky është asistimi i pestë në Ligën Premier, kurse ka edhe një gol në proces./ Telegrafi