Kroos: CR7 më i miri që kam luajtur, Ancelotti trajneri i preferuar

Mesfushori Toni Kroos ka zgjedhur Cristiano Ronaldon si futbollisti më i mirë që ka luajtur, ndërsa Carlo Ancelottin si trajneri më i preferuar. Kroos u pensionua vitin e kaluar ndërsa në një intervistë së fundi me Romarion, komentoi në pika të shkurtër karrierën. “Lojtari më i mirë që kam luajtur ishte Cristiano Ronaldo. Cristiano shënoi më shumë gola sesa ndeshje që zhvilloi për Real Madridin, nuk ka asgjë për të shtuar”. Kroos pastaj dha lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin, i cili po drejton kombëtaren e Brazilit. “Ancelotti është trajneri më i mirë që kam punuar. Ai di si të menaxhojë një skuadër të madhe më mirë se të gjithë të tjerët, jo vetëm në perspektivën e futbollit por në të gjitha aspektet”. Duke zgjedhur lojën më të mirë të karrierës, Kroos e përmendi finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2017, ku Reali e demoloi Juventusin me rezultat 4-1. Në fund, ai shtoi se gjithçka ka qenë si ëndërr dhe është krenar që ka luajtur për një dekadë në fanellën galaktike. “Real Madridi ishte klubi më i madh për të cilin kam luajtur. Isha më fat që luajta për 10 vite aty. Ishte si një familje e madhe dhe shumë herë më e suksesshme. Gjithçka që kam pasur ka qenë sikur të ishte ëndërr”, nënvizoi ai. Ndërkohë, gjermani tani ka një shkollë futbolli ku iu mëson fëmijëve hapat e parë të karrierës./ Telegrafi