Napoli ka shënuar fitore komode në udhëtim te Cremonese, në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A. “Napolitanët” triumfuan me rezultat 0-2, që ishte ndeshja e parë pas fitimit të Superkupës së Italisë. Rasmus Hojldund sërish ishte heroi i Napolit, ku këtë herë realizoi dy gola për ta ndihmuar klubin italian t’i merr pikët e plota. Danezi fillimisht përfitoi nga një top i kthyer për ta zhbllokuar epërsinë (13’), kurse më vonë mori një asistim të bukur nga McTominay për ta vulosur fitoren (45’). Cremonese nuk është që krijoi ndonjë rast të rrezikshëm, me kapitenin Amir Rrahmani, i cili sërish zhvilloi paraqitje solide për ta ndihmuar skuadrën ta mbajë portën e paprekur. Napoli me këtë fitore shkon në kuotën e 34 pikëve ndërsa Cremonese qëndron në pozitën e 12-të me 21 sosh./ Telegrafi