Një debat i ashpër ka nisur mes Labinot Rexhës dhe Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4. Në tension e sipër ishte Labi i cili i drejtohet banores duke e akuzuar se po gënjen. “Pse po rren, gruaja plakë 40 vjet”, i thotë Labi - Fjollës. Foto: YouTube "Unë nuk rrej, rren ti, rrenci je ti. Më lër rehat thashë", ia ktheu në anën tjetër këngëtarja. Kjo nisi derisa po bënin punët e shtëpisë, ku artistja ndodhej në kuzhinë duke larë enët. Ata kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin që nga fillimi, që në momentin kur Fjolla hyri në shtëpi. E njëjta nga ana tjetër shquhet për temperamentin dhe atë se është e drejtpërdrejtë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com