FC Prishtina përforcohet me top talentin që shkëlqeu në Ligën e Parë

Klubi i Prishtinës është përforcuar me mesfushorin ofansiv Arjol Bllaca. Bllaca shkëlqeu në Ligë të Parë te Ramiz Sadiku, skuadër që iu bashkua shkaku i minutazhës së ulët te Ballkani ndërsa tani ka bërë hapin e madh. Ai synon të zë vend në skuadrën e Prishtinës, të cilët po synojnë ta fitojnë titullin kampion. “Mirë se vjen Arjol”, shkroi ndër të tjera Prishtina duke publikuar një video të lojtarit. Mbetet të shihet nëse Bllaca do të arrijë ta vazhdojë formën që kishte te Ramiz Sadiku, skuadër ku brenda këtij edicioni vjeshtor shënoi mbi 10 gola./ Telegrafi /