Armela flet me Malin për raportin e tij me babanë: Jepi një mundësi, nuk i dihet çfarë ka kaluar

Mal Retkoceri, konkurrenti i Big Brother VIP Albania 4, vendosi të mos takohet me babanë e tij në atë format, megjithëse nuk kishin pasur kontakt për shtatë vite. Ky moment u bë pjesë e bisedave të tij me konkurrentët në oborr, ku u diskutua edhe mundësia e pajtimit. Gjatë një bisedë me Armela Hysenin, ajo e inkurajoi të jepte një shans, duke sugjeruar se pas kaq shumë viteve, babai mund të ketë reflektuar dhe ndryshuar. Foto: Instagram “Kur të dalësh, jepi një mundësi. Mbase ka reflektuar, nuk i dihet kurrë. Disa njerëz i pjek eksperiencat në jetë”, tha ajo. Armela gjithashtu shtoi: “Nuk i dihet kurrë çfarë ka kaluar këto vite që nuk keni pasur kontakt. Nuk të bëhet kush nënë e babë". View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Megjithatë, Mal mbeti i vendosur në vendimin e tij, duke treguar se marrëdhënia e tij me babanë është komplekse dhe se nuk është gati të ristartojë një lidhje familjare në këtë moment. Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të shumta. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com