LDK i bën thirrje qytetarëve: Mos humbni mundësinë për të votuar

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka falënderuar qytetarët që deri tani kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar dhe ka bërë apel që ata që nuk e kanë ushtruar ende këtë të drejtë ta bëjnë sa më shpejt. “Falënderoj qytetarët që deri tani kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar. Nga këtu në këto pak orë që kanë mbetur, t’i ftoj të gjithë ata që kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë", tha Mustafa. Ai gjithashtu theksoi se procesi i votimit po zhvillohet mirë në të gjitha komunat e vendit. “Nga gjitha informatat nga terreni, procesi po ecën shumë mirë në të gjitha komunat", tha ai. Besian Mustafa u bëri thirrje edhe atyre që janë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve që të vazhdojnë punën e tyre pa dallim partie. “I bëjmë thirrje atyre që janë në proces të monitorimit të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre pa dallim partie”, u shpreh Mustafa. /Telegrafi/