Exit Poll në T7: VV 43.5%, PDK 23.6%, LDK 15.9%, AAK 7.2%

Në emisionin “Pressing”, janë prezantuar rezultatet e sondazhit të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me T7. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 43.5% të votave, PDK ka marrë 23.6%, LDK ka marrë 15.9, AAK ka marrë 7.2. Exit Poll u prezantua nga Baton Haxhiu i Albanian Post. Rezultati që morën partitë politike në zgjedhjet e shkurtit 2025: Vetëvendosje 42.3%, PDK 20.9%, LDK 18.2, AAK 7%.