Ylli i futbollit, Christian Pulisic, është përfolur së fundmi në rrjetet sociale për një lidhje të mundshme me aktoren e njohur Sydney Sweeney. Lajmi, i shpërndarë fillimisht nga llogaria 'DNA da Bomba', tregon se romanca mund të ketë nisur mes yllit të AC Milanit dhe aktores 28-vjeçare, e cila është përfaqësuar nga rolet në serialet e njohura "Euphoria" dhe "White Lotus". Sweeney më parë ishte e fejuar me producentin Jonathan Davino, marrëdhënie që nisi në 2018 dhe përfundoi këtë vit pas ndarjes së tyre. Christian Pulisic Ndërkohë, Pulisic ka qenë në një lidhje me Alexa Melton, me të cilën shfaqet shpesh në rrjetet sociale. Mediat britanike raportojnë se Sweeney merr mesazhe të shumta çdo muaj nga yje të futbollit dhe persona të pasur, duke përfshirë lojtarë të Manchester United, Liverpool dhe Arsenal. Ajo ka refuzuar shpesh ftesa dhe dhurata nga admirues të tillë, duke treguar se nuk i pëlqen të lidhet përmes ofertave të tilla. Miqtë e saj e kanë quajtur 'gruaja më e kërkuar në Amerikë që nga Madonna'. Sydney Sweeney Gjatë këtij viti, aktorja ka qenë e zënë me projekte të reja, duke përfshirë filmin "Christy" dhe "The Housemaid" si dhe sezonin e tretë të "Euphoria", që pritet në prill dhe "The Devil Wears Prada 2", që do të dalë në maj. Kjo është hera e parë që emri i Pulisic lidhet me Sweeney në mënyrë publike, duke nxitur spekulime mbi një lidhje të mundshme mes tyre. /Telegrafi/