Lideri i partisë arsyeja kryesore pse qytetarët kanë votuar në zgjedhje, por jo për LDK-në

Një sondazh i fundit i UBO Consulting tregon arsyet kryesore pse qytetarët e Kosovës zgjedhin partitë politike në zgjedhjet e fundit . Sipas rezultateve, motivi kryesor për votuesit ndryshon në varësi të partisë që kanë votuar. Pyetja: Arsyeja pse keni votuar, sipas sondazhit. Vetëvendosje, Albin Kurti: Për linderin e partisë: 53.7 për qind. PDK, Bedri Hamza: Për linderin e partisë: 52.4 për qind. LDK, Lumir Abdixhiku: Për linderin e partisë: 11 për qind. (Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar LDK-në është historiku i partisë) AAK, Ramush Haradinaj: Për linderin e partisë: 4O.2 për qind. Nisma, Fatmir Limaj: Për linderin e partisë: 23.6 për qind. (Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar Nismën është historiku i partisë) Rezultatet e sondazhit tregojnë se faktorët kryesorë të vendimmarrjes së votuesve ndryshojnë dukshëm nga një parti te tjetra, duke reflektuar diversitetin e preferencave politike në Kosovë./Telegrafi.