Pas publikimit të rezultateve të para nga Exit Poll-et, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku kanë nisur festimet. Në shesh janë parë qytetarë të shumtë me flamuj dhe simbole të LVV-së, ndërsa atmosfera është festive. Në mesin e tyre janë parë edhe automjete të dekoruara me sloganin politike dhe mesazhe mbështetësen për liderin e LVV-së, Albin Kurti që kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Festimet po zhvillohen në mënyrë paqësore, ndërsa në terren janë të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Rezultatet mbeten ende paraprake, ndërsa pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë të dhënat zyrtare në orët në vijim. /Telegrafi/