Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për takimin e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump në vendpushimin Mar-a-Lago në Florida. Bisedimet vijnë menjëherë pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit dhe pas muajsh përpjekjesh diplomatike të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës. Dhe Trump thuhet se ka thënë se mendon që Putini është serioz për paqen këtë herë, ndërsa Zelensky mbërriti për takimin mes tyre. Pas arritjes së tij, të dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe u ndalën për foto ndërsa Trump ka pranuar disa pyetje nga gazetarët përpara takimit të tyre. Në këtë drejtim, i pyetur nëse mendon që Putini është serioz për paqen këtë herë, Trump tha: “Po, po. Mendoj se është, mendoj se të dy janë”. Ai shtoi në përgjigje të një pyetjeje tjetër: “Duhet të bëjmë një marrëveshje, duhet ta bëjmë... Mendoj se të dy presidentët duan të bëjnë një marrëveshje”. Trump tha se beson që janë në fazat përfundimtare të bisedimeve dhe se një fund "i shpejtë" i luftës mund të jetë i mundur, duke shtuar: “Ose do të mbarojë ose do të vazhdojë për një kohë të gjatë, dhe miliona njerëz të tjerë do të vdesin. Dhe askush nuk e dëshiron këtë”. Trump përsëriti se ata do të flasin edhe me udhëheqësit evropianë pas takimit të tyre të sotëm, dhe të dy udhëheqësit më pas u kthyen dhe hynë brenda Mar-a-Lago për të filluar bisedimet e tyre. /Telegrafi/