Sipas një raporti të “The i Paper”, njerëzit e afërt të Antoine Semenyo besojnë se anësori mund të jetë duke bërë një gabim nëse vendos t’i bashkohet Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar dimëror. Ylli i Bournemouthit raportohet se e ka bërë Cityn destinacionin e tij të preferuar, duke e lënë pas Manchester Unitedin në këtë garë. Megjithatë, ekzistojnë dyshime serioze nëse kjo do të ishte zgjedhja më e mirë për zhvillimin e tij. Semenyo nuk pritet të ketë statusin e titullarit të garantuar në “Etihad”, diçka që, sipas burimeve, do të ishte shumë më e realizueshme në “Old Trafford”. Kjo është parë si një pikë kyçe në vendimmarrjen e tij, pasi minuta të rregullta loje konsiderohen thelbësore në këtë fazë të karrierës. Anësori 25-vjeçar përshkruhet si një profil perfekt për sistemin e Ruben Amorim te Manchester United. Ai mund të përshtatet si mbrojtës i majtë krahu në skemën 3-4-3, ose si anësor klasik, nëse United vazhdon të luajë me katër mbrojtës, ashtu si në fitoren ndaj Newcastle. Pavarësisht kësaj, Manchester City mbetet i bindur se e ka fituar garën për shërbimet e Semenyo. Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Liverpooli mund të hyjë në lojë në momentet e fundit, duke tentuar ta përmbysë situatën dhe të rrëmbejë transferimin./ Telegrafi /