Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të mbeten në histori për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Sipas të dhënave të përpunuara nga mbi 99.57% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës arrin në 899,567. Në përqindje, kjo do të thotë se 45% e votuesve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor. Ky është një rekord i ri, duke e kaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, ku në vendvotime kishin votuar 871,662 qytetarë. Duke përfshirë edhe votat e diasporës dhe ato në përfaqësi, numri atëherë kishte arritur në total 966, 283. Zgjedhjet e fundit kanë përkuar me periudhën e pushimeve, kur qindra mijëra qytetarë nga diaspora janë kthyer në Kosovë, një faktor që ka ndikuar në rritjen e pjesëmarrjes dhe ka qenë temë kryesore gjatë javëve të fundit./Telegrafi/