Arben Gashi kërkon reflektim në LDK: Rezultati nuk mund të injorohet

Arben Gashi kërkon reflektim në LDK pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka kërkuar reflektim për rezultatin jo të favorshëm të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme. “Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi. Rezultatet e deri tani të numëruara tregojnë se: LVV prin me rreth 49% të votave. PDK ka rreth 20%. LDK ka rreth 14%. Deri tani janë numëruar mbi 41% e votave./Telegrafi/