Policia ndalon pesë persona në një veturë me targa serbe, tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin në Gjilan

Policia e Kosovës ka ndaluar pesë persona të cilët me një veturë me targa serbe që tentuan të kalojnë në mënyrë ilegale kufirin në fshatin Doberqan, pranë Gjilanit. Sipas një përgjigje për Telegrafin, patrulla policore ka ndërhyrë rreth orës 05:50, duke ndaluar veturën ku udhëtonin pesë persona. Pas dërgimit në gjykatë dhe shqiptimit të gjobës, të njëjtit janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë. “Me datë 28.12.2025 rreth orës 05:50 patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale. Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet në përgjigjen e policisë. Sipas raportimeve mediatike, së paku njëri nga personat e ndaluar është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe dyshohet se mbështet informacionet për planet e Serbisë që mund të cenojnë procesin zgjedhor. /Telegrafi/