Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së, merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Abdixhiku ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm, duke theksuar se situata kërkon reflektim të thellë brenda partisë. Ai ka shtuar se mban përgjegjësi të plotë për rezultatin e zgjedhjeve dhe se do t’i thërrasë organet e LDK-së për të diskutuar hapat e mëtejmë. “Rezultati ishte i papritur për mua dhe për partinë në një periudhë kaq të shkurtër. Për këtë arsye, nevojitet reflektim serioz,” ka deklaruar Abdixhiku. Ai po ashtu ka bërë të ditur se çështja e dorëheqjes së tij do të diskutohet edhe në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së. “Në Kuvendin e Përgjithshëm edhe dorëheqja do të vihet në diskutim,” ka theksuar Abdixhiku./Telegrafi/