Klodi i drejtohet Labit: Po të ishe burrë, do të kishe dalë jashtë

Një tjetër debat është zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, këtë herë mes Klodian Mihajt dhe Labinot Rexhës. Përplasja mes dy banorëve ka ardhur si pasojë e një premtimi të mëparshëm të Labinotit, i cili, sipas Klodianit, nuk është mbajtur. Gjatë debatit, Mihaj i është drejtuar Rexhës me tone të ashpra, duke vënë në pikëpyetje fjalën dhe qëndrimin e tij. Foto: Instagram “Me qenë burrë ishe dal jashtë siç ke bërë be. Nuk je burrë, nuk e ke mbajtur fjalën. Ke bërë be në Zot dhe nuk e ke mbajtur”, iu drejtua ai. Ky moment nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga publiku, pasi pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Foto: Instagram Debatet dhe përplasjet mes banorëve vazhdojnë të mbeten pjesë qendrore e dinamikave të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova 4, duke mbajtur të lartë vëmendjen e publikut dhe duke prodhuar reagime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Kosovë. Dinamikat po ndryshojnë dita-ditës dhe gara veçse po shkon e po bëhet më e fortë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)