AC Milani ka vendosur të mos e transferojë qendërmbrojtësin të Chelseas, Axel Disasi. Klubit të Serie A i është ofruar mundësia për të nënshkruar me francezin, por drejtuesit kuqezi kanë zgjedhur të mos ecin përpara me këtë opsion. Arsyeja kryesore lidhet me kushtet e transferimit dhe situatën kontraktuale të lojtarit. Disasi nuk ka luajtur asnjë minutë futboll në nivel senior që nga rikthimi i tij nga huazimi te Aston Villa në fund të sezonit të kaluar, çka ka ngritur pikëpyetje edhe për formën dhe ritmin e tij garues. Për më tepër, mbrojtësi nuk mund të largohet nga Chelsea në formë huazimi drejt një klubi të huaj, pasi “Blutë” i kanë të zëna të gjashta vendet e lejuara për huazime ndërkombëtare. Kjo do të thoshte se Milani do të duhej ta blinte përfundimisht kartonin e Disasit. Megjithatë, sipas raportimit të Romanos, Milani nuk ishte i gatshëm të investonte në një blerje të tillë, duke vendosur kështu të tërhiqet nga pista e francezit dhe të kërkojë alternativa të tjera për repartin defensiv. Milan Skriniar mbetet një opsion mjaftë konkret, pasi edhe Juventusi po refuzon ta shesë Guttin./ Telegrafi