Interi e fiton derbin ndaj Atalantas dhe rimerr kreun e Serie A

Interi e ka fituar sfidën e vështirë në udhëtim te Atalanta, në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A. “Neurazzurët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të fituar me rezultat 0-1. Interi e nisi mjaftë mirë për të kaluar në epërsi përmes Marcus Thuram, por goli i këtij të fundit u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Gjatë tërë kohës mysafirët ishin më kërkues, ku si Martinez ashtu edhe Barella kishin dy mundësi të arta por nuk i finalizuan. Atalanta u “ngjallë” përmes Gianluca Scamacca, por goli i këtij të fundit u anulua gjithashtu për pozitë jashtë loje. Heroi i Interit si zakonisht ishte Martinez, i cili mori një asistim perfekt dhe lehtësisht e dërgoi brenda rrjetës (65’). Interi me këtë fitore rikthehet në krye të Serie A me 36 pikë ndërsa Atalanta zë pozitën e 10-të me 22 sosh./ Telegrafi