Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për qind të votave të fituara. Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave. Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së. Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind. Rezultatet e partive të tjera i gjeni KËTU . Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht. “Numërimi i votave të kandidatëve [për deputetë] dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë nesër nga ora 12:00, pasi i gjithë materiali gjatë gjithë natës do të pranohet në qendrat komunale të numërimit, dhe numërimi do të nisë nesër dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha Radoniqi.