LVV mbi 7% rritje, LDK 5% rënie, si ndryshuan rezultatet krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Rreth 99 për qind e votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë tashmë janë numëruar, ndërsa renditja e partive politike ka mbetur e njëjtë si në zgjedhjet e fundit, por diferencat mes tyre kanë ndryshuar ndjeshëm. Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar rritje të madhe , duke u rritur për mbi 7 për qind krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025. Zgjedhjet e shkurtit Nga 42.3 për qind sa kishte në shkurt, LVV tani ka arritur në 49.47 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka regjistruar një ngritje të lehtë , duke kaluar nga 20.95 për qind në 21.08 për qind , duke ruajtur pozitën e dytë. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar rënie të dukshme , prej gati 5 për qind , duke zbritur nga 18.27 për qind në 13.63 për qind . Zgjedhjet e dhjetorit Rënie ka shënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , e cila nga 7.06 për qind në zgjedhjet e fundit parlamentare ka rënë në 5.70 për qind . Sa i përket subjekteve nga komuniteti serb, Lista Serbe ka pasur një rritje të lehtë, duke kaluar nga 4.26 për qind në 4.45 për qind.