"Ata që e luftojnë Serbinë...", Konjufca flet para simpatizantëve të LVV-së në kryeqytet

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme. Konjufca, në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjekt politik. Sipas Konjufcës, “lufta” kundër Serbisë dhe zhvillimi ekonomik kanë qenë ndër arsyet kryesore për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Tash ku me u mundua me shpjeguar se çka ndodhi në këto zgjedhje, çka tregon ky rezultat i zgjedhjeve. Dua me i thënë vetëm dy fjalë: ata që e luftojnë Serbinë, ata që zhvillojnë ekonominë, ata që e forcojnë sigurinë, ata që e sjellin begatinë, kurkush s’mundet me i bllokuar. Ky është rezultati i zgjedhjeve”, theksoi Glauk Konjufca. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79 për qind, apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.18 për qind, apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77 për qind, apo 116 mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.74 për qind, apo 48 mijë e 551 vota./Telegrafi. telegrafi.com