Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me periudha diellore dhe me temperatura të ulëta. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri -2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri 12 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ftohtë dhe temperatura deri në -10 gradë celsius./Telegrafi/