Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky u takuan të dielën në apartamentin e Mar-a-Lago për të diskutuar përparimin e bisedimeve për paqen në Ukrainë. Pas takimit, të dy presidentët mbajtën një konferencë për shtyp, ku ndër tjerash ra në sy një deklaratë e Trump. Ai tha se Rusia dëshiron që Ukraina të ketë sukses dhe se Vladimir Putin kishte qenë “shumë bujar” me energjinë dhe shërbime të tjera me çmime të ulëta, përcjell Telegrafi. Trump: Russia wants to see Ukraine succeed. It sounds a little strange. Putin was very generous in his feeling toward Ukraine succeeding. pic.twitter.com/tiBk5lB0nz — Clash Report (@clashreport) December 28, 2025 Ky pretendim la Zelenskyn paksa të habitur dhe madje e bëri të qeshte, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Imazhet e shpërndara tregojnë momentin kur Zelensky duket i habitur, pastaj qesh. View this post on Instagram A post shared by Kyiv Independent (@kyivindependent_official) Megjithatë, Zelensky kishte përshëndetur "arritjet e mëdha" pas një takimi dypalësh me homologun e tij amerikan, i cili këmbënguli se lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë së shpejti. Zelensky u tha gazetarëve në Florida se garancitë e sigurisë së SHBA-së për vendin, një pikë kyçe përpara se të finalizohet një zgjidhje paqeje, janë "100% të dakorduara" dhe një plan ekonomik për të rigjallëruar ekonominë ukrainase është "pothuajse i finalizuar". / Telegrafi /