Ekipi rumun, Cluj, ka shfaqur interes për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut, i cili u shit për 2 milionë euro te Polissya në Ukrainë. Megjithatë, Malisheva nuk do ta lërë lehtë Brrutin. Klubi kërkon të paktën 800 mijë euro për mesfushorin 21-vjeçar dhe dëshiron gjithashtu të ruajë 15% të kartonit të tij në rast rishitjeje. Kontrata e Brrutit me Malishevën skadon në qershor të vitit 2026, ndaj klubi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pa kompensim. Brruti ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë, kur vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas Kosovën U21, ku aktivizohej më parë. 21-vjeçari këtë edicion është futbollisti kryesor i Malishevës, pasi ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në 17 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/