Riho Terras, raportuesi i Parlamen tit Evropian për Kosovën, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se ato mund të vendosin pikën përfundimtare mbi bllokadën politike që ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian. “Rezultati i zgjedhjeve të Kosovës duhet të përfundojë më në fund bllokadën politike që i ka kushtuar vendit miliona euro fonde të BE-së”, ka shkruar Terras në një postim në rrjetin social X, raporton Telegrafi. Ai gjithashtu nënvizoi përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se: “Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësinë për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”. Raporti i Terras vjen në një moment kur Kosova shpreson për formimin e shpejtë të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që i japin mundësi vendit të rifillojë projektet dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. / Telegrafi / Kosovo’s election result should finally end the political deadlock that has cost the country millions of #euros in #EU funding. PM @albinkurti now has a clear mandate and a responsibility to govern more pragmatically. #Kosovo @Europarl_EN @EU_Commission pic.twitter.com/cSr2NxwE9U — Riho Terras (@RihoTerras) December 29, 2025