Gjatë një momenti relaksues brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Elijona u pa duke përgatitur krepa së bashku me Klodin, por nuk mundi të mos bëjë disa ngacmime ndaj tij. Në fillim, ajo i dha një përqafim të lehtë, ndërsa Klodi mbeti i përqendruar te gatimi dhe nuk reagoi shumë. Në fund, Elijona i tha me humor: “I dogja gishtat për ty, përnjëmend e kom djegë, jo vetëm gishtin”, duke filluar të qeshë. BBVK/Instagram Ajo shtoi më pas tha: “Këto hajgare që po i bëj, do të jem pishman që po i bëj”. Megjithatë, komentet e ndjekësve nuk kanë qenë të gjitha pozitive. Disa prej tyre e kanë kritikuar Elijonen, duke e përshkruar si dikush që po i ngjitet Klodit dhe nuk po respekton hapësirën e tij personale, duke krijuar diskutime mbi lojën e saj të flirtimit dhe sjelljen brenda shtëpisë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)