Arbnore Beqiraj është emëruar Kryesuese e Kuvendit Komunal të Kamenicës, duke u bërë gruaja e parë që udhëheq legjislativin komunal. Ajo ka qenë edhe gruaja më e votuar në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike për dy mandate radhazi. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka theksuar se përvoja profesionale dhe angazhimi politik e bëjnë Beqirajn një zgjedhje të denjë për këtë rol të rëndësishëm, përcjell Telegrafi. “Me këtë pozicion të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit institucional në Kamenicë”, ka shkruar Rahimaj në njoftimin e tij. Emërimi i saj shënon një moment historik për Kamenicën dhe urojmë që përvoja dhe angazhimi i saj të kontribuojnë në realizimin e projekteve të mëdha dhe në avancimin e qeverisjes lokale. / Telegrafi /