Ekipi i Lakers rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit 125-101 ndaj Sacramento. Luka Doncic me 34 pikë ishte më i miri në parket, mbështetur edhe nga LeBron James me 24 pikë. Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që falë 55 pikëve e 11 rebound të Kawhi Leonard mundi 112-99 Detroit. […]