Policia e Ferizajt shqipton 1,421 gjoba dhe pezullon 23 patente shoferësh brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë publike statistikat për aktivitetet e saj gjatë javës së kaluar, nga 22 deri më 28 dhjetor 2025, duke përfshirë gjobat e shqiptuara dhe aksidentet në komunikacion. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1,421 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 23 patente shoferësh janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik. Gjatë javës së fundit janë regjistruar 56 aksidente, përfshirë: 1 aksident fatal, ku ka humbur jetën një person, 22 aksidente me lëndime, ku janë raportuar 29 persona të lënduar, 33 aksidente me dëme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt thekson se aktivitetet për parandalimin e aksidenteve do të vazhdojnë dhe bën thirrje tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve. Gjithashtu, qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, apo në numrin kujdestar 192. / Telegrafi /