Gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj, është shpërblyer me çmimin e Bankës Qendrore të Kosovës për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar. Çmimi i është ndarë për artikullin “Shkrimi më i mirë i publikuar në media online/web portal ”, që trajton mashtrimet bankare përmes email-eve dhe SMS-ve, si dhe masat e sigurisë të ndërmarra nga BQK dhe Shoqata e Bankave të Kosovës. BQK ka vlerësuar kontributin e gazetarisë në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për sigurinë financiare dhe mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet. Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Prishtinë, ndërsa mirënjohja është nënshkruar nga Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.