Banka Popullore: Borxhi i jashtëm neto i vendit është ulur për 106 milionë euro në kuartalin e tretë të vitit 2025

Banka Popullore i publikoi informatat për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm, kërkesat e jashtme dhe pozicionin ndërkombëtare të investimeve për fundin e kuartalit të tretë të vitit 2025. “Në datën 30.09.2025, borxhi i jashtëm neto arrin 4.494 milionë euro (ose 27,1% e BPV-së së projektuar). Neto borxhi i jashtëm i vendit, në kuartalin e tretë të vitit 2025, është ulur për 106 milionë euro, ose për 2,3%. Nga aspekti i strukturës, neto-borxhi privat edhe më tutje ka pjesëmarrje më të madhe në neto borxhin e përgjithshëm me 67%”, citohet në kumtesën e Bankës Popullore. Gjatë kuartalit të tretë të vitit 2025, pozicioni negativ i intestimeve ndërkombëtare neto (PNI) është ulur për 250 milionë euro dhe arrin 8.738 milionë euro, që paraqet 52,7% e PBB-së së projektuar për vitin 2025.