KQZ: Ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime pas përfundimit të votimit. KQZ thekson se ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve. Rezultatet preliminare do të jenë të disponueshme shumë shpejt në platformën zyrtare të KQZ-së, në adresën: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ , ku qytetarët mund të ndjekin zhvillimin e numërimit në kohë reale. / Telegrafi /